• |
ide | kryesore

Një muaj pas arrestimit, gjykata turke liron Ibrahim Licin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ibrahim



Autori i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë në Turqi. I arrestuar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, një gjykatë në shtetin turk mësohet se ka dhënë vendim lirimi për shkodranin.

Dokumentacionet e nisura drejt Turqisë përmes letërporosive nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë bindur autoritetet gjyqësore për të hapur dritën jeshile të ekstradimit në Tiranë.

Lexo më tej: Del foto nga arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi 

Ibrahim Lici u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Pavarësisht 2 veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, ai sërish është lënë i lirë dhe Shqipëria shkon në pikën zero për kërkimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *