• |
ide | kryesore

Brazilianët votojnë në zgjedhjet presidenciale, e djathta ekstreme në krye

Planet


Brazilianët po votojnë për presidentin e ri të vendit. Zgjedhjet në vendin me ekonominë më të madhe në Amerikën Latine, pasojnë një nga skandalet e korrupsionit politik më masive në histprinë e Amerikës Latine.

Në një zhvillim të paprtitur, Jair Bolosonaro, i së djathtës së skajshme është në krye të kandidatëve. Ai është një ish-kapiten i ushtrisë që ka vlerësuar diktaturën ushtarake të dikurshme të vendit, dhe ka ofenduar gratë dhe komunitetit LGBT, si edhe popullsinë me ngjyrë dhe indigjene të vendit.

Pikëpamjet e tij kanë bërë që ta quajnë “Trumpi tropical”. Ai ka premtuar gjithashtu masa të forta ndaj krimit, duke zbutur kontrollin mbi forcat e policisë të Brazilit që edhe pa këtë zbutje kanë qenë shumë të ashpra.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *