• |
ide | kryesore

Dashamir Shehi: Opozitën e mban të bashkuar Edi Rama

Lajme, Të fundit



Opozita shqiptare është e përbërë thuajse nga të gjitha ngjyrat, të majtë e të djathtë, kristianë e republikanë, çamë e minoritarë grekë, një shumëllojshmëri e cila vjen “falë” vetëm një personi. Për Dashamir Shehin ky person është kryeministri i vendit, i cili sipas tij ka bërë bashkë të gjithë opozitën për të qëndruar në një linjë kundër tij. I ftuar në emisionin Top Talk, kreu i LZHK-së u shpreh se opozita mbahet sot në këmbë vetëm nga Edi Rama.

“Ditën që Rama nuk do të jetë më, opozita nuk do të jetë kaq homogjene. E kuptojnë që pushteti i Ramës është kaq abuziv, arrogant dhe antiligjor, sa që janë bashkuar njerëz që kurrë nuk do të bëheshin bashkë në kushte të tjera”, deklaroi kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK).

Shehi theksoi se marrëveshja që ka me Lulzim Bashën është e thjeshtë: të rrëzojë Edi Ramën. Gjithsesi, kryetari i LZHK-së pranoi se sistemi zgjedhor është defekt, por që do të diskutohet pas përmbushjes së qëllimit kryesor të opozitës.



2 Comments

  1. Me pi nga nji gote ta do shpirti, sepse edhe me ligjin je ne rregull, po keta drogaxhit qe jane me emra deri ne qeveri, c;far i keshillo ti i paemer. Pijet jane te ligjeshme, po droga qe luftohet ne gjithe boten, e ketu poe pine e po e shesin se eshte dum baba kryeminister. Nuk theme se edhe ty mesa duket te pelqen kjo e ndalumja…..Bofsh qefe, se ke qeverine me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *