• |
ide | kryesore

Zgjedhjet presidenciale në Brazil/ Kandidati i ekstremit të djathë një hap larg fitores

F1, Planet



Përfaqësuesi i frontit të ekstremit të djathtë për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Brazilit këmbënguli se nuk do të moderojë retorikën e tij, duke u kthyer në një kandidat paqësor, ndërsa vazhdon të kërkojë të bëhet udhëheqësi i demokracisë më të madhe të Amerikës Latine.

Jair Bolsonar, një ish komandant i ushtrisë pro-diktatoriale, siguroi gati 50 milionë vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Brazilit ditën e djelë, pra rreth 46% të totalit. Vetëm pak vota e ndanë atë nga shumica e drejtpërdrejtë e nevojshme për të marrë fitoren.

Populisti 63-vjeçar tani do të përballet me kandidatin e Partisë së Punëtorëve, Fernando Haddad, në balotazh më 28 tetor.

Ekspertët parashikojnë lëvizje të ashpra politike deri atëherë, pasi dy burrat kanë ndarë vizionet tërësisht të ndryshme për Brazilin.

Në një intervistë 20-minutëshe me radiostacionin Brazilian, Jovem Pan, të hënën, Bolsonaro tha se shpresonte që së shpejti të kthehej në fushatë aktive pasi u godit me thikë në një tubim, duke rrezikuar vdekjen dhe do të vazhdonte të këmbëngulte për të qenë i ashpër me krimin dhe me të majtën.

“Diskursi ynë në thelb do të mbetet i njëjtë, një i bashkimit. Duhet ta bashkojmë Brazilin, për ta qetësuar,” tha ai.

“Ne kemi flirtuar shumë me të majtën gjatë 20 viteve të fundit. Është koha për të kaluar në qendrën e djathtë “, shtoi Bolsonaro.

I pyetur nëse ai do të vazhdonte “predikimin konservator”, Bolsonaro u përgjigj: “Nuk mund të bëhem papritmas paëosor dhe i dashur. Unë duhet të vazhdoj të jem i njëjti njeri.”

“Sigurisht që ndonjëherë përdorim sinonime,” duke u shprehur për reputacionin e tij, si një njeri që bën komente ofenduese ndaj komuniteteve të njerëzve me njgyrë në Brazil, komunitetit të homoseksualëve dhe grave. Ai u shpreh se nuk përdor më fjalë të pista ose betimi, ndryshe nga më parë.

Glauco Peres, një shkencëtar politik i Universitetit të São Paulo, parashikoi se në mungesë të propozimeve konkrete të politikave, frika do të mbetet arma kryesore e Bolsonaros, ndërsa afrohej raundi i dytë.

“Mendoj se Bolsonaro do të vazhdojë të bëjë atë që po bën. Unë nuk mendoj se ai duhet të ndryshojë shumë,” tha Peres.

“Ai do të vazhdojë të marshojë me këtë ide të frikës … se PT [‘Partido dos Trabalhadores’ ose partia e Punëtorëve] përfaqëson një hap prapa në skandalet e korrupsionit dhe kriminelëve në qeveri”.

Monica de Bolle, drejtoreshë e studimeve të Amerikës Latine në Universitetin Johns Hopkins, tha se priste që Bolsonaro të sulmohej ashpër nga Haddadi dhe kandidatët e tjerë të mposhtur presidencialë, mbi të gjitha për përbuzjen e tij për demokracinë.

“Por sulmet ndaj Bolsonarrit e kanë forcuar atë.” shtoi ajo. “Kështu që unë nuk jam mjaft e sigurt se si do të funksionojë kjo.”

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *