• |
ide | kryesore

Taulant Balla mbërrin në Gjykatë, në gjyq me Lulzim Bashën

Lajme, Të fundit



Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Balla ka paditur Bashën për shpifje si dhe nxjerrje të sekretit hetimor për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Kryedemokrati përfaqësohet në gjyq nga avokati Gazmend Bardhi, ndërsa socialisti Balla ka zgjedhur të jetë edhe vetë bashkë me avokatin Ivi Kaso.

Dje Balla i bëri thirrje Bashës të merrte pjesë në seancën e sotme dhe të mos paraqiste raport mjekësor.

Kreu i PD akuzoi Ballën si garanti i  3.4 mln eurove të sekuestruara, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *