“Mbi atë gjë nuk hipi”. Kjo është fraza e reagimit të Pierre-Emerick Aubameyang kur mbërriti në aeroport së bashku me shokët e skuadrës së kombëtares së Gabonit, për të udhëtuar drejt Sudanit. Për të thënë të vërtetën e gjithë skuadra ishte e dyzuar kur ka parë mjetin e transportit ajror të vënë në dispozicion nga Federata për trasfertën.
Diferenca mes tij dhe shokëve është se Pierre-Emerick Aubameyang ishte në konflikt që më parë me drejtuesit e Federatës. Krahu i majtë i avionit ishte shkaku justifikues që e shtyu lojtarin të përshëndetej me të gjithë dhe të kthehej menjëherë në Londër për tu stërvitur me Arsenal.
Gabon sedhe pa të fitoi 1-0 në Sudan dhe ky mund të jetë hapi deciziv për një lamtumirë nga kombëtarja, që po diskuton kualifikueset për Kupën e ardhshme të Afrikës.