• |
ide | kryesore

Emrat/ Këto janë mediat shqiptare të financuara nga Greqia

Lajme, Të fundit



Pas skandalit të publikuar ditën e djeshme që mjaft media në vendin tonë janë financuar nga Greqia, Fax News ka siguruar edhe emrat. Bëhet fjalë për portalet dhe institucionet: Albanian Free Press, Noa.al, Himara.Gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike.

Por kjo nuk është lista e plotë, dyshohet se ka edhe mjaft media të tjera që ende nuk janë bërë publike.

Dyshohet se mediat dhe gazetarët shqiptarë kanë përfituar ndër vite miliona euro nga shteti fqinj, por së fundmi vëmendja e shtetit fqinj ishte përqendruar tek marrëveshja per delimitimin detar mes 2 vendeve. Dyshohet se financimi është bërë për mos trajtimin apo lënie në heshtje të çeshtjes çame dhe ndarjes së kufijve ujorë.

Greqia ka nisur hetimet pas publikimit të skandalit se janë shpenzuar miliona euro nga ministria e Jashtme greke për të finacnuar me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshjen e detit mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Prokuroria e Athinës ka ndërhyrë për të hetuar për fondet “sekrete” të Ministrisë së Jashtme dhënë mediave shqiptare

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në ceremoninë e sotme të dorëzimit të detyrës i pyetur në lidhje me këtë çështje i acaruar përdori fjalët ‘idiotësi’ dhe ‘mungesë serioziteti’.

‘Nëse është e vërtetë, gjithçka që thuhet është sikur t’u tregojmë të huajve, se nuk jemi seriozë. Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në parlament’, tha ai./Fax news



11 Comments

  1. Sa shpejt e shesin atdheun e kombin per pese aspra tradhetaret funderrina te pa fe. O zot ruaje kete vend te bukur e bujar.

  2. Noa.al ose e thene ndryshe Agjensia Kombetare e Lajmeve .
    Ça behet keshtu? Agjensia Kombetare Lajmesh dhe paguhet per te reklamuar greqine?
    Nuk kam fjale por situata eshte teper e rende .

  3. Nuk u ngopën me pare asnjiherë! A thue se janë shtresa në varthuni të skajshme ? JO , jo ,janë ata që kanë nji gjendje ekonomike sëpaku të mesme ose dhe shumë ma të mirë të cilët janë të gatshëm me marrë pare për të veprue kundër kombit të tyne !!! Njerëz të pafytyrë të cilët nuk vlejnë ma tepër se nji vemje !!

  4. Shtrohet pyetja : a janë përqëndrue grekët vetëm te mediat shqiptare apo kanë shkue edhe mëtej ?
    Përgjegjëja dihet!!!!

  5. O zagare te ridhjerjes qe hiqi si patriotet e bythes ,po SOROSI-ke financon o surrat rjepurit e rivdekjes.?Apo ai eshte i ligjshem.

  6. Jam kurioz nese Prokuroria e krimeve te renda (sepse per krim te rened behet fjale), ka ndonje hetim per kete..Nese jo eshte turp dhe jane perzier bashke me ridhjerjen ne fekale..

  7. Tradhetaret me te medhej ne shqiperi jane politikanet tane, ata nuk kane ndjenja kombi, nuk jane patriote, shikojne si te pasurohen vete dhe te corjentojne shtetin/ vendin.
    Kete mentalitet e solli PD me Saliun ne krye, dhe tani eshte bere normale ne shqiperi qe kush eshte ne qeveri punon per tu pasuruar vete dhe varja shtetit e popullit.
    Greket jane patriote dhe punojne per te miren e vendit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *