• |
ide | kryesore

Kapen 80 kg kanabis në Malësinë e Madhe, 6 persona të arrestuar

Lajme, Të fundit



80 kilogram kanabis sativa janë sekuestruar në Malësi të Madhe në tentativë për të trafikuar drejt Malit të Zi, gjatë një aksioni ku janë vënë në pranga 6 personat. Ata u zbuluan ndërsa tentuan të kalojnë lëndën narkotike drejt Malit të Zi përmes kufirit të gjelbër. Forcat Policore i kanë ndjekur ata në zonën turistike të Tamarës ku u vunë në pranga.

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke bërë të mundur sekuestrimin e 80 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Operacioni policor i koduar “Tamara” çoi në pranga 6 persona si grup i strukturuar kriminal.

Të arrestuarit janë:

1-Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

3- Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

4-Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25, të Kodit Penal.

5- Kristian Bujaj, 18 vjeç, banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

6- Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ Shkodër, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike ” dhe ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Policia thotë se “arrestimi i tyre u bë, për arsye se nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhe kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre”.

Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe, Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur “Prroi i Pojata” po kryenin transportimin e lëndës narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre.

Në një kohë të shkurtër, të arrestuarit kanë arritur të sigurojnë lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj.

Gjatë zhvillimit të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-80 kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

-2 automjete të markës ‘Benz Mercedes’ me targë AA669FO dhe mjeti ‘BMË’ me targë AA429JP.

– një sasi lekësh.

– 6 telefona celularë të markave të ndryshme

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *