• |
ide | kryesore

Dosja për Xhisiela Malokun në gjykatë/ Rexhep Rraja nën akuzë për përndjekje

Lajme, Të fundit



Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja do të dalë para gjykatës me akuzën e përndjekjes. Prokuroria e Krujës ka mbyllur hetimet dhe ka vendosur që të përballet me pretendimet e 25 vjeçarit që e mohon dhunën ndaj ish të dashurës së tij.

Dosja është dërguar në gjykatë pavarësisht pretendimeve të Xhisiela Malokut që është tërhequr nga padia dhe pretendon se ndaj saj nuk është ushtruar dhunë. Një nga provat e prokurorisë është përgjimi ambjental që iu bë Rexhepit dhe Xhisielës në komisariatin e Krujës, ku të dy bisedojnë për mbylljen e çështjes. Avokati i Rexhep Rrajës nga ana tjetër pretendon se pikërisht kjo bisedë tregon normalizimin e marrëdhënieve mes të dyve dhe për këtë arsye, klienti i tij duhet të shpallet i pafajshëm.

Në denoncimin që i mori oficeri Emiljano Nuhu, Xhisiela Maloku tregon dhunën që pësoi në një hotel të Krujës, si u kërcënua nga Rrajat për të mos bërë denoncim dhe refuzimet e policëve për ta regjistruar kallëzimin e saj.

 

 

 



3 Comments

  1. Këtë akuzën “për përndjekje” nuk po e marim vesh.
    Është e publikuar ekspertiza mjeksore ligjore ku është e provuar me prova shkencore se Xhisiela është dhunuar deri me veprimin sadist të shuarjes së cigares së ndezur nl trupin e saj, e vetëm pasi kjo vajzë u detyrua të mohojë denoncimin e saj, e të thotë një histori të marëzishme se paska qenë stili i “dashurisë” së tyre që të shuajnë cigaret e ndezura në trupat e njeri tjetrit, që ai të arrestohet për “përndjekje”.
    A mos është fjala për modelin e “përndjekjeve” të hetuesve të ish sigurimit që bënin gjithfare masakrash sadiste tek “armiqtë e partisë”

  2. qelbesira edvin qfare nuk sajon me arta mut markun.thuase tavull jan kofshet e shalet e njerzeve per te shymb cigare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *