• |
ide | kryesore

E imitoi në portokalli Gaz Paja përballet me Renato Mekollin

Paparazzi, Slider



Aktori i njohur i humorit Gaz Paja imitoi me mjeshtëri shefin e kuzhinës Renato Mekolli, gjatë spektaklit “Portokalli”. Imitimi thuajse identik tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa pamja, zëri, mimikat dhe frazat e përdorua prej ti si “kaa qime këtu” ishin njësoj me ato të shefit të “Hell’s Kitchen”.

U duk se Renato Mekolli e priti mirë imitimin nga Paja dhe qeshi së bashku me ne, jo vetëm nga emisioni por edhe me të gjitha memet e krijuara në internet. Ditën e sotme, Gazi dhe Renato u përballën së bashku në ambientet e televizionit “Top Channel” dhe ishte mëse e pritshme që do të reagonin pozitivisht. Madje këtë takim miqësor, aktori vendosi ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në “Instagram” përmes një foto ku shfaqen duke treguar njëri – tjetrin me gisht.

“A e di çfarë më tha?”- shkruan Gazi në postimin ku etiketon Renato Mekollin duke mos zbuluar më shumë.
Mirëpo në profilin e tij, Renato Mekollli nuk e la enigmë pyetjen e ngritur nga aktori, teksa u shpreh se është i lumtur që ka gjetur sozinë e tij.

“Ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike. Gaz Paja më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam.” -shkruan shefi i kuzhinës.



1 Comment

  1. Hello there,

    My name is George, and I was wondering if you would like to have your website lapsi.al promoted as a resource on my blog georgemartjr.com ?

    We are updating our broken link resources to include up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved as a do follow link.
    If you are interested in having your site included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks
    George

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *