• |
ide | kryesore

“Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në politikë”, kë do të sulmojë Saimir Tahiri?

Lajme, Të fundit



Kryefjala e konferencës për mediat e ish-ministrit Saimir Tahiri ishte mbyllja e hetimeve të drejtësisë italiane për të. Në konferencën mbi 30-minutëshe, Tahiri tregoi sforcot që kishte kaluar, siç edhe tha ndaj padrejtësive që iu bënë, madje e vendosi edhe veten në krah të njerëzve ndaj të cilëve i bëhet padrejtësi çdo ditë.

Ai bëri një thirrje të pazakontë: “Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit.” 

Saimir Tahiri nuk e specifikoi se kujt i drejtohej konkretisht, por deklaroi se nuk do të reshtë së kërkuari të vërtetën e tij.

Unë jam krenar për çdo ditë të punës time, kam gabuar por kam punuar. Sado të hedhin baltë këtë nuk e mohojnë kurrë. Mendoni pak sa mijëra e mijëra qytetarë që nuk flasin sot dhe unë bërtas fort për padrejtësinë time. Ka njerëz që nuk marrin dot pronën, nuk gjejnë kafshatën e bukës sado mundohen. Jam rrëzuar e ringtritur, por kam mësuar se përballë padrejtësisë ka vetëm një rrugë, e cila është e vërteta. Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit. Unë e provova vetë dhe jam duke e provuar se nuk më kanë munguar njerëzit e mirë.

Unë jam Saimir Tahiri që kam qenë dhe do vazhdoj të jem i njëjti. Sot jam po njësoj, sepse dua njerëzit më shumë se pushtetin. Drejtësia italiane e tha fjalën e fundit se nuk bën politikë. Beteja do vazhdojë për drejtësinë në Shqipëri. Sot nuk kam fjalë ta përshkruaj çfarë do të thotë të jesh i lirë. Nuk do resht një ditë të jetës time për të vërtetën”- u shpreh Tahiri nga oborri i hotel Rogner.

©Lapsi.al 



6 Comments

  1. Nuk ka gjykate
    nuk ka prokurori
    prandaj ti -saje qorri-
    ben kakerdhi

    nuk ka prokurori
    nuk ka gjykate
    prandaj ti -saje qorri –
    e ke gjuhen e gjate.

    keto te dyja po te fuksiononin
    prapa hekurave do te shikonim
    thoj te rroje -edvini ,te rroje partia
    pa le te -dhitet-Shqiperia

    le te mbushet ane e kend
    me hashash i tere ky vend
    do mbushet me trafikante e kriminela
    sa te jene–MARKU -PRELA-

  2. Hahaha je i madh Kamber. Shife kur te dalin gjithe baxhellat me Tanga mavi dhe autiket e Partise te te sulmojne

  3. Pse nuk e dini kush jane palacot ne kete vend saliu,luli,iliri dhe te langot qe I shkojne mbrapa I fundit fare origelt musta.dhe ne fund vendim gjykate qe nuk ke bere gje,jo lloqe kavaje,Prova te ben te fajshem

  4. Ky kapaksi, po me kete iluzion na del, pa per felliqesirat, e qelbesirat qe po marrin dhene e ka futur koken ne gjerizin e ridhjerjes e nuk ka horizont te tutjeshem.I paemer ka lindur, e i pa emer po na shkon, se keshtu i do partia kuadrot per neser,,,,,kamikaze.

  5. Te lumtë Saimir, shpresoj për një pendesë të plote dhe ti kërkosh falje Zotit për cdo faj qe ke, dhe kemi dëgjuar shume maskaralleqe per kete qeveri.
    Gjithashtu uroj që Zoti te të mbrojë nga njerëzit qe nuk ta duam të mirën, por ama pendesa duhet të jetë e thellë dhe e sinqertë, dhe kerkoi edhe falje njerzve për kriminalitetin qe është në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *