• |
ide | kryesore

Varrimi i Kaçifas/ Athina zyrtare apel shtetasve grekë: Vetëpërmbahuni

Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje shtetasve grekëve që kanë shkruar në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt.

“Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”. 

Varrimi i Kostandino Kaçifasit, një ekstremisti grek të vrarë në përballje me RENEA-n, pritet të kthehet në një pelegrinazh për ekstremistët grekë.

Por pikërisht për të shmangur ndonjë incident të rëndë, janë marrë masa të shumta. Mësohet se policia ka rritur kontrollet në kufirin me Greqinë. Qindra grekë janë kontrolluar imtësisht në kufi, ndërsa ka pasur edhe nga ata që nuk janë lejuar që të futen në Shqipëri. Ka qenë një grup prej 8 personash me bluza ku shkruhej ‘Vorio Epir’ të cilët nuk janë lejuar të futen në Shqipëri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *