• |
ide | kryesore

Meta flet për Gruevskin: Me largimin nga Maqedonia pranoi fajësinë

Lajme, Të fundit



I pyetur nga gazetarët për largimin e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski nga vendi, pavarësisht se është dënuar me 2 vite burg, Presidenti Ilir Meta tha se Gruevski me këtë veprim ka pranuar fajësinë.

Sipas tij, politikanët nuk duhet t’i shmangen drejtësisë dhe luftës politike.

Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”- u shpreh Meta në fjalën e tij gjatë konferencës ndërkombëtare të gazetarëve në Tiranë.

PROFIL/ Fundi i Nikolla Gruevskit, 10 vjet kryeministër tashmë në arrati 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *