• |
ide | kryesore

Meta për Lleshin: E kam marrë letrën. Problemi me çdekretimin

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin ‘Open’ se mosdekretimi i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm nuk ka të bëjë me personin në fjalë.

“Nuk ka të bëjë me personin në fjalë ka të bëjë me procesin. Me rëndësi është presidenti të veprojë mbi Kushtetutën dhe mos lejojë cenimin e Kushtetutës. Nuk është kryeministri autoriteti që mund të sqarojë këtë situatë. Rasti në fjalë është përgjegjësi e ministrisë së Mbrojtjes dhe shtabit duke qenë se kemi të bëjmë me një gjeneral me gradë madhore”, u shpreh Meta.

Për sa i përket kërkesës së Lleshit për ta çdekretuar, Meta tha se e ka marrë letrën e tij por s’mund t’i përgjigjet drejtpërdrejt.

“Nuk kam arsye t’i përgjigjem drejtpërdrejt. E kam marr letrën e tij, është në tryezën tonë por mënyra si funksionon zgjidhja është nga ministria e Mbrojtjes te Presidenti sepse nëse gjithë gjeneralët sot gjejnë një vend me rrogë 2-3 herë më të larte dhe lënë ushtrinë dhe presidenti firmos këtë kërkesë mbetet ushtria pa komandë”, tha Kreu i Shtetit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *