• |
ide | kryesore

Shkup/ Protesta para qeverisë për arratisjen e Gruevskit

Lajme, Të fundit



Një grup qytetarësh në Shkup kanë protestuar para Qeverisë dhe kërkojnë shpjegime për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Gjithashtu ata kërkojnë edhe arrestimin e Sasho Mijallkov, ish-drejtorin e DSK-së dhe kushëririn e Gruevskit, raporton INA.

Arratisja e Nikola Grevskit për në Budapest, ku dhe kërkon azil politik ka ngjallur reagime të shumta. Ministria e Drejtësisë u shpreh se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për ekstradim, pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari. Gruevski është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *