• |
ide | kryesore

‘Unaza e Re’/ Basha: Rama dhe Veliaj po bëjnë spastrim etnik, njëlloj si serbët ndaj kosovarëve

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, e ka cilësuar veprimin e qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për tu prishur shtëpitë banorëve të ‘Unazës së Re’ pa i dëmshpërblyer, si spastrim etnik.

Sipas Bashës, Edi Rama dhe Erion Veliaj po sillen me shqiptarët njëlloj si serbët me kosovarët.

“E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet ti mbronin”,- u shpreh Basha në emisionin “Real Story”.

“E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin tu prishnin shtëpinë dhe tu thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo është antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve.” – u shpreh Basha.

©Lapsi.al 



11 Comments

  1. ‘ SPASTRIM ETNIK ‘ ?????

    A ja di kuptimin ketyre fjaleve ky debili apo thjesht i leshon fjalet si lopa bajgen ?

  2. O Lulzim, po paske qene maskara. Perse kerkon te krijosh trazira o funderine!?
    Me keto qe perpiqesh te krijosh eshte plotesisht e besueshme qe ti je agjent i Sebise.

  3. Kopeja e me siperme e lukunise se qelbesirave ne korr unison, ne mos qofte vetem njeri, qe na shkruan mllefet po me nje mendje e laps. Kerkoni sherim nga droga, kerkoni sherim nga hajdutlleqet e mafia, kerkoni shpetim per kapjen e pushtetit nga ju, por me kot. Ju, e te tere ju, nuk e keni kapacitetin e Bashes, andaj si debile, e te goditur nga semundjet sektare, qe ju ka futur idioti, qe me tere mend ka pire e pi ilace, kjo e vertetuar, por akoma nuk po ka sherim.Zorraxhinj’ ju si kope e shperndarjes se semundjes suaj, ne pa mundesi te kurimit psiko mendor, jeni autiket komentues te sektit me te poshter politik qe ka kaluar ky vend, kurse ju, e zorraxhinjte e tjere te tufes suaj jeni bagetia, qe nje here u therret psikopati ju shkojne kokerdhia. Ja pra, para se te ofendoni, e te sajoni mendime qe as i shkojne e as i ka lideri opozitar, ju kaqolet, e kazanit, ne tepsine e qelbesit te vendit te mesoni me shume per te tjeret qe te jeni me te sakte,,,,IDIOTE,,,

    1. O Faxi… nuk eshte as pune partish , dhe ase pune politike.. eshte pune INTELEKTI…
      te perdoresh fjalet ‘SPASTRIM ETNIK’ ne kete rast do te thote qe INTELEKTIN TA KESH ZEROOOO.

  4. Fax ty basha do te japi postin e nderuar te kryetarit te skifterave te PD neper portale,fax meru me firmen viktorja dhe dok e shkencave per droge i denuar ne itali,behu bure dhe thuaj dicka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *