• |
ide | kryesore

E plagosën me granatë, zbulohet e kaluara e errët e pronarit të lokalit në Elbasan

Lajme, Të fundit



32-vjeçari që u plagos sot me granatë në lokalin e tij në Elbasan, ka një të kaluar kriminale.

Alber Alterziu, që po lufton tani me jetën në spital, ka kryer vrasje në moshë minorene. Mësohet se për këtë vrasje ai ka kryer edhe dënimin. Vite më pas, Alterziu është plagosur me thikë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen sot: 

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *