• |
ide | kryesore

Granatë lokalit në Elbasan, në gjendje të rëndë pronari

Lajme, Të fundit



Pronari i nje lokali në Elbasan mbeti i plagosur nga shpërthimi i një granate dore që iu hodh biznesit te tij. Ai u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën dhe mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur 4 orë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Partizani’ dhe sipas policisë, i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Albert Alterziu, i cili ndodhej në lokalin e tij “Binjaket” në ato momente.

Informacioni paraprak

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *