• |
ide | kryesore

Ministria e Brendshme malazeze për Gruevskin: U largua ditën që erdhi

Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka reguar lidhur me lajmet që Nikola Gruevski ka hyrë në këtë vend apo jo.

Sipas një njoftimi për mediat, ish-kryeministri maqedonas ka dalë nga Mali i Zi në po të njëjtën ditë që është futur, më 11 nëntor.

“Lidhur me akuzat e publikuara në media, si dhe interesin e tyre në këtë çështje, që kanë të bëjnë me atë që nëse ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski hyri në Mal të Zi më 11 nëntor 2018, e vërteta është kështu. Nikola u largua nga Mali i Zi ditën që hyri  në vendin tonë. Kemi respektuar plotësisht procedurat ligjore,” thuhej në deklaratë.

Deklarata nuk përmban detaje të tjera lidhur me kalimin kufitar të Gruevskit.Media malazeze “Tocka” shkruan se më parë policia shqiptare tha se kryeministri Nikola Gruevski u nis nga Mali i Zi në rrugën drejt Budapestit nëpërmjet kufirit shqiptar. Gazeta shkruan se policia shqiptare sqaron se Gruevski e ka kaluar kufirin përmes kalimit Hani Hotit-Murriqan, në kufirin shqiptaro-malazez, me një automjet në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.



2 Comments

  1. Mbas takimit me saliun dhe lulin gruevski u largua ishoqeruar nga njerzit e besuar te tij,njeri eshte shoqeruesi i visho ajazit kur ky ishte ne shik,dhe ky djali ka qene me ibesuari i saliut kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *