• |
ide | kryesore

Greqia përgënjeshtron Ramën për takimin me Ciprasin

Të fundit


Greqia ka hedhur poshtëpretendimet e kryeministrit shqiptar se njëtakim mes tij dhe homologut Cipras wshtëi afwrt.  Zv/ministri i Jashtëm grek George Katrougalos deklaroi se nuk është përcaktuar deri më tani as vendi dhe as koha e takimit”. Ai theksoi ndryshe nga Rama se: “Është e parakohshme të paracaktojmë ndonjë përmbajtje të takimit apo nëse ai do të nxisë më tej diskutimet, sepse ne presim që pala shqiptare të reagojë në lidhje me ligjin për pakicat. Është logjike që dy udhëheqësit të takohen në një moment për të kapërcyer problemet e krijuara nga vdekja e Katsifas” vijoi ai në një konferencë me korrespondentët diplomatikë në Ministrinë e Jashtme. Qëndrimi i Greqisë për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet i panegociueshëm. Kështu deklaroi zv/ministri i Jashtëm grek George Katrougalos në një konferencë me korrespondentët diplomatikë në Ministrinë e Jashtme.

Mos e humbni: Piruetat diplomatike/ Si e ka dredhur Rama qëndrimin në raport me Athinën

“Ne presim të shohim zbatimin e legjislacionit mbi pakicat që është miratuar nga fqinjët. Kjo për ne është një element kyç, jo vetëm pse mbrojtja e pakicës sonë është një prioritet kombëtar, por edhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë”- tha zv/ministri Jashtë.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Greqi, AMPE (agjencia athinase dhe maqedonase e lajmeve), Edi Rama foli për marrëdhëniet me Greqinë dhe për një takim të mundshëm me kryeministrin Alexis Tsipras. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por planifikohet të takohemi së shpejti. Jemi në mes një faze dialogu të shpeshtë dhe diskutimi të shumë çështjeve, që shtrihen në mjaft vite dhe që nuk janë prekur kurrë. Me vullnet e guxim të plotë, si dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. “Besoj se jemi shumë afër zgjidhjes të gjithë kësaj problematike të vjetër dhe kjo do të ishte një arritje e madhe” tha Rama te dielen.

©Lapsi.al 

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *