• |
ide | kryesore

Studentët i rrethojnë Ministrinë, Nikolla: Nuk pranojnë bisedim

Lajme, Të fundit


Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka dalë në një konferencë për mediat ndërsa studentët po protestojnë prej orësh para institucionit.

Gjatë fjalës së saj Nikolla tha se ka marrë në dorë kërkesat e studentëve, ndërsa Ministria e Arsimit është e hapur për të dëgjuar zërin e tyre.

Studentët e universiteteve publike kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur.

“Një takim për të ndarë komunikim që në vlerësimin tim është standard i vendosur mes MAS dhe institucioneve tona. bëra me dije dekanët dhe rektorët për një protestë të një grupimi studentesh. Me respektin maksimal për t’i dëgjuar dhe për të komunikuar me ta. Respektin maksimal për të gjithë politikanët që janë përfshire në këtë protestë. por më falni që ndjesë, që vëmendje ime është tek shqetësimet e studenteve. U kam kërkuar studentëve që të komunikojë me ta për të ndarë të gjitha shqetësimet që ata kishin. Nuk kanë pranuar që të vijonim në këtë rrugë. Kanë dashur një takim informal me zv/ministren. Ata janë një pasuri e kombit tonë. Ndaj ata nuk meritojnë që të mos dëgjohen dhe meritojnë që t’u përgjigjesh në zyrën e ministres dhe në aulat e tjera. Më pas studentët kanë adresuar, drejt ministrisë së arsimit një kërkesë që unë po e lexoj”,deklaroi ministrja.

Po ashtu studentët kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor. Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.

Protesta e lapsave/ Studentët: “Ska më heshtje, s’ka më pritje” 


5 Comments

  1. protesta ishte masive. keni per tu djeg te gjith nqs nuk degjoni zerin e studenteve. fakti qe kishte aq shum pjesmarrje do te thot qe nuk mund te injorohen. kujdes, se do biesh nga karrigia nga arroganca tende.

  2. Problemi i Halimit eshte se ka ngelur ne provim si i pa afte dhe kerkon qe sa here te perserise provimin dhe vitin shkollor te mos paguaje asnje tarife por komisini i petagogeve te punoje pa pagese per debilat.
    Rrofte Partia Demokratike me Lul…. Sali Sheq…Shpellen ne krye!
    Urrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *