• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari ia plas Bashës në fytyrë: Më censurove

Arkiva, Të fundit


Rudina Hajdari është shquar ditët e fundit për deklarata sa të sinqerta po aq edhe kundërthënëse me njëra tjetrën. Vajza e Azem Hajdarit, që në rastin e protestës së studentëve goditi fort sistemin politik por edhe partinë e saj, ajo që tha se dorëzonte mandatin por u kthye e para në kuvend për të mos e humbur atë, sot në mbledhjen e grupit të PD-ka vënë në shënjestër Lulzim Bashën. Ajo e ka akuzuar atë se në Kuvendin Kombëtar është çrnsuruar: ” Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kisha kërkuar fjalën për të thënë qëndrimet e mia dhe në mënyrë shumë të çuditshme më është hequr fjala. Nuk e kuptova cila ka qenë arsyeja e heqjes së fjalës sime, ndërkohë që shumë kolegë të tjerë folën në mbledhjen e Këshillit” ka thënë ajo.

Pqrveç besueshmërisë së ulët të qëndrimeve dhe deklaratave të Rudinës kohët e fundit, denoncimi i saj tregon edhe njëherë spektaklin  e rremë që u zhvillua në mbledhjen e Këshillit Kombatar ku nuk duhet të figuronte asnjë kritik. Pas prerjes së fjalës së pedagogut Rezart Prifti, rasti i Rudina Hajdarit është i dyti që dëshmon këtë.

Përpara se të mos i jepej fjala në kuvendin e PD, Rudina Hajdari pati deklaruar se do të dorëzonte mandatin për këto arsye: 
“E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh”.

 

©Lapsi.al

 


10 Comments

  1. rudin shpresoj te mos jesh zgjatim i majlinda bregut tashem perrua ku dhjehen rosh e dosh,apo e pates patozi dhe kelyshit komunist imami qe luante filma femijesh tek enveri.e dyta rudin pse nuk flet as ti as jozi,as imami e patozi per qelbesiren rama apo po ju qun roshi e doshi me dhun.

  2. Pa dashur te fyej fjalen ndryshe por mendoj se inteligjenca e kesaj deputeteje le per te deshiruar. Ajo “bene politik” nga Amerika…U be deputete pa asnje kontribut ne PD, fale emrit te te jatit.
    Keto jane gafat e Bashes qe po i vuan PD.

  3. Te lumte rudine qe ja perplase lulit,je e vetmja qe ke treguar qe kerkon lirine e fjales,por luli flet lart e poshte per demokracine brenda partise,nuk mund te presesh nga kelyshi komunist liri,ate fitoje duke luftuar kunder rrugaceve te kunatit

  4. Partis demokratike vetem emri i ka ngel i till. nuk ka asnje lidhje me demokracin. edhe vet enver hoxha do ta kishte zili rregjimin autokrat qe kjo parti ka vendosur qe nga ardhja ne krye te saj te Sales e ne vazhdim me Lulin. Te pakten Sala ka fituar nja ca here dhe dha edhe doreheqjen kur humbi. Ky Luli ka thyer rekord humbjesh dhe prap hiqet si fitimtari me i madh ne bote. vetem ne shqiperi ndodhin paradokse te tilla ku i humburi thot fitova dhe si vjen as turp. tallje bythe me demokratet e vertet. te duash te japesh kontributin ne ate parti, duhet me par te kalosh nga FAMILJA. ka perfunduar me keq se patia familiare e Like floririt dhe doktoresh Mones.

  5. ca partie demokratike po flisni. do ishte me mire ta ndryshonte emrin se po ben shqiptaret konfuz me ate termin “demokratike”. Kjo eshte te dhjefsha PPSH. edhe ne PPSH dilte ndonje “kritik” sa per sy e faqe, po ketu asnje. duket sikur demokratet keto vitet e fundit preferojne humbesat si Lulushi. Sa turp. Pse o Sale e dhjeve keshtu gjithate pasuri kombetare. pse ja dhe nje humbesi autik qe duket sikur ska lidhje me realitetin e sikur ka dal nga Narnia. Beje o Sale nje veprim fisnik te fundit. Hiqe ate Lulushin dhe sill nje frym demokratike te vertet, ashtu si do i kishte hije asaj partie. Me Lulushin, PD e ka te sigurt opoziten e perjetshme.

  6. Rudina. Jeni per te luftuar e punuar per demokratizimin e partise. Nuk jeni per weekend pa fund.
    Pranvera do lule shume.

  7. Rudina per te ndryshuar PD nuk mjafton mbiemri. Duhet te fitosh besimin e demokrateve. Besimin e demokrateve nuk e fiton dot duke dhene 9 goditje per PD dhe 1 per qeverine. PD duhet te ndryshoje shume gjera por kjo duhet bere ne menyre natyrale dhe jo te sforcuar. Gjerat e sforcuara sjellin gjithmone thyerje. Me simpatine qe kam per ty dhe mbiemrin tend do te keshilloja qe ka nje kohe per te mbrojtur shtepine dhe nje tjeter per ta rregulluar ate. Mos degjo ambasadoret sepse ata ikin e vijne. Ti dhe kredibiliteti yt ngeleni ketu. Beteja e pare e babait tend ishte me komunizmin dhe diktaturen. Fitorja e saj i dha atij staturen qe ka sot dhe gravitetin e kredibilitetin per levizje dhe qendrime te tjera brenda PD. Fitorja jote e pare duhet te jete kunder pushtetit ne menyre qe demokratet te te besojne e te te ndjekin. Perndryshe rrezikon te digjesh pa bere drite.

  8. Ai stan ate bylmet ka ?!! Jo vetem PD por te gjitha. Lesheline e ke ma keq. Nuk eshte vetem parti e unit, por eshte parti e familjes. Kete politike kemi. Te mendosh qe rrine 6 muaj pa shku ne parlament, shkojne nje dite dhe marrin gjjithe rrogat njeheresh. Tani prap do dalin dhe ne qershor do kthehen me marr perseri leket. Nuk ka gje me te ndyre te jesh politikan i tille ne kurriz te popullit me te sakatuar. Ik shpeto shpirtin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *