• |
ide | kryesore

Ndërpritet sërish seanca, deputeti që qëlloi Ramën nuk lë Kuvendin

Lajme, Të fundit



Seanca plenare u ndërpre sërish pasi deputeti i PD-së Endri Hasa i përjashtuar nga Byroja për 10 ditë nuk pranon të dalë nga salla.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Byroja vendosi përjashtim me 10 ditë për deputetin Endri Hasa, nisur nga sot.

VIDEO/ Tension në Kuvend, Edi Rama qëllohet me vezë 

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.Zoti Hasa liro sallën. Kryetar i grupit nxirre deputetin përjashta. Hasa liro sallën. Zoti kryetar i grupit kontribuo për të zbatuar vendimin për të liruar sallën dhe për të mos e mbajtur peng deputeti i grupit tënd parlamentar. Procedura do vazhdojë kur deputeti të lirojë sallën. Peng seancën nuk mund ta mbajë asnjë deputet dhe asnjë grup parlamentar. Sipas rregullores. Me sa duket s’keni ardhur për të debatuar sot. Ndërpritet seanca”, tha Ruçi.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Ruçit të nxjerrë jashtë kryeministrin Edi Rama. “Nxirr jashtë Edi Ramën, nxirr jashtë sharësin më të madh”, tha Berisha por Ruçi e ka ‘kërcënuar’ me përjashtim nga seanca dhe atë. Nga ana tjetër Berisha ka këmbëngulur “o nxirr sharësin përjashta o s’ka”. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *