• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tension në Kuvend, Edi Rama qëllohet me vezë

Kryesore, Lajme



Seanca e sotme plenare nisi me tensione dhe tone të larta. Sapo Edi Rama mori fjalën në seancë, deputeti i PD-së Endri Hasa u ngrit befasisht, shkoi drejt tij me vrap dhe e qëlloi me vezë. Garda ndërhyri menjëherë.

Hasa i thotë Ramës: “Këtë e ke për studentët.” 

Një vezë raportohet se e ka goditur kryeministrin në pjesën e kravatës, ndërsa një tjetre ai ka arritur ti shmanget, siç duket edhe nga foto dhe video më poshtë. Edhe deputeti tjetër demokrat Gent Strazimiri është çuar në këmbë, por ka ndërhyrë menjëherë garda.

Kryeministri ka kërkuar që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka përjashtuar nga seanca automatikisht Hasën, deputet i Elbasanit.

Por tensioni nuk ka përfunduar me ndërprerjen e seancës. Pasi janë fikur kamerat, deputetët e opozitës kanë rrethuar Ramën tek foltorja, ku mbrohej nga gardistë, dhe e qëlluan disa herë me letra. Në videon më poshtë duket se si Rama qëndron pa lëvizur gjatë ‘pritës’ së opozitës.

Seanca e sotme dukej se do të kalonte përtej kufijve të normales që kur Lulzim Basha mori fjalën në fillim duke kërcënuar me burg gjysmën e mazhorancës qeverisëse. Ai foli me tone të larta dhe tha se opozita është rikthyer në Kuvend pas disa muajsh bojkot për studentët.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Ndërkohë, jshtë parlamentit po mbahet protesta e studentëve. Përveç këtyre të fundit, edhe Partia Demokratike ka thirrur qytetarët në protestë, duke përfshirë dhe banorët e Unazës së Re.

©Lapsi.al 



14 Comments

  1. e madhe fare, ngrihen bejn si k…derra tani, ta provonin ne kohen e sales, e hanin ballit. Edhe kusherinjte e shtate hiqeshin nga puna e detyroheshin per emigracion. Sot tallin trapin ne parlament se nuk e ndjejne me veten si ne fashizem

  2. Nje te mire keni ju komunistet me lart (qe ne fakt je i njejti se ke postuar pa emer dhe 1 minute larg secilit koment) se krahasoni p.sh., Enverin me Stalinin – meqe Stalini ka vrare miliona, Enverit ia merrni ne gije se ka vrare vetem disa dhjetera mijera…..

    1. Idiot krahasova saliun me fashizmin, ku e pe ti qe jam me komunistet apo se te shava Berishen? Sme ha palla as per Ramen e as per Berishen. Po te pakten per kete loqen qe kemi sot KM ben ca te duash, madje ky bythe ti gjuash dhe me veze, ne kohen e Berishes edhe emrin ia permendje gjith frike. Po kshu ju kan trajnuar partite qe te shikoni vec majtas e djathtas, spranoni pikepamje te tjera ju karat e partise

  3. Keto jane gjera minore, vogelsira, akte adoleshentesh ose studentesh. Opozita duhet ta ndaje mendjen o te jete ne parlament e ti shkoje rames pas berihajit ose te djege mandatet. Me kete situate nuk ka zgjedhje lokale. Nuk mund te hysh ne zgjedhje per ti certifikuar Rames lokalet. Situata eshte kritike, shteti eshte kriminalizuar nuk mund te hysh ne zgjedhje ne kete situate, Rama nuk i ka problem zgjedhjet lokale ai i ka ne fakt te paracaktuar secilin rezultat.

  4. Luli i beri tre veze sot te pakten. ky deputeti fillimisht i futi gishtin (shifni videon e plot) per te pare a ishte gati pastaj Luli i leshoi tre veze. deputeti e kishte me dy mendje te bente kamikazin apo jo, po i dridheshin duart, po Luli direkt i tha qe ti ske fol ndonjehere e ske ndonje merit per te qen ketu, keshtu qe duhet te japesh nje kontribut per partin. Vezet se sapo bera hidhja ne surrat atij dhe mbase behesh deputet edhe ne zgjedhjet e tjera. ca degradimi. keta do zgjidhin hallet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *