• |
ide | kryesore

E jashtëzakonshme/ Alexis Sanchez fitoi 22.100 euro, kishte vënë bast shkarkimin e Mourinho

Sport



Kur nuk është më macja, kërcejnë minjtë. Bëjnë festë e madje fitojnë edhe para. Manchester United pa Mourinho duket si një vend për të kaluar Vitin e ri me fishekzjarre e festime. The Sun tregon për një mesazh në grupin e ëhatsapp të lojtarëve dhe është lëshuar nga Alexis Sanchez: “Të thashë! Ajo që duhej ishte vetëm durimi. Rojo, më detyrohesh 20.000 stërlina”.

Nuk është akoma e qartë si gazetarët e tabloidit britanik janë vënë në zotërim të këtij mesazhi, pòr ideja është kjo: Sanchez kishte vënë bast 20.000 stërline (22.100 euro) për shkarkimin e Mourinho, ndërsa Marcos Rojo ishte i bindur për të kundërtën. Intuitë e bukur e kilenit ish-Udinese, që kështu ka mundësinë për të paguar të paktën pak ditë pushime luksoze pas Krishtlindjes.

Por nuk është vetëm kjo që karakterizon Manchester United pas largimit të portugezit. Qendra e stërvitjes në Carrington duket vend festash. Duket se Pogba, gjithnjë sipas asaj që zbulon The Sun, është prezantuar euforik në dhomat e zhveshjes duke bërtitur: “Donte të më vinte kundër tifozerisë! Kishte zgjedhur njeriun e gabuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *