• |
ide | kryesore

Ukraina: Jemi të gatshëm të përballemi ushtarakisht me Rusinë

Planet



Një muaj pasi Rusia sulmoi tre anije të marinës ukrainase në ngushticën Kerch, shefi i marinës së Ukrainës tha se vendi është i përgatitur të mbrojë edhe me armë sovranitetin e tij nga Rusia.

“Ekziston një luftë e iniciuar nga Rusia dhe kjo luftë po zhvillohet në det, që nga viti 2014. Ne duhet të përmbushim detyrat tona në lidhje me mbrojtjen e interesave sovrane të vendit. Dhe interesat sovrane të Ukrainës do zbatohen edhe në ngushticën Kerch,”- tha Andriy Tarasov, për median ukrainase Kyiv Post.

“Nëse do përballemi me agresion, jemi të gatshëm të përdorim rregulla të tjera, veçanërisht në lidhje me përdorimin e armëve, nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë.”

Rusia dhe Ukraina kanë qenë në konflikt qëkur një lëvizje pro-perëndimore rrëzoi ish-presidentin pro-rus, Viktor Janukoviç në vitin 2014. Që nga ajo kohë, Moska ka mbështetur separistët pro-rusë në pjesën e Ukrainës lindore, të njohur si Donbas dhe aneksoi gadishullin e Krimesë, një veprim që nuk është njohur nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.



1 Comment

  1. sikur i fuqishmi gjith forcen tia pershtase urtesise vlerave virtytit meshires tolerancesmirkuptimit marrveshjes dobis nuk do mbetej problem pa zgjillje mbi siperfaqen e tokes,po kush mund te ndryshojne gjerat per mire nese te fuqishmit nuk angazhohen ,e kur te fuqishmit angazhohen ne amortizimin e fuqis permes antivleres ne nje ambjent [planet] te percaktuar ku gjithcka funksionon me rregull mas drejtesi hak,dobit zbrazen problemet rriten zgjilljet behen te pamundeshme ,po ashtu dhe gjitha hallkat burimore te rrugeve te zgjilljes ndersa te keqen shkatrrimin ndeshkimin se don askush dhe te drejten hakun sejcili per veten e tije e deshiron ,por qe me gjymtyret e tije te padeshirueshmes po i sherben intesnsivisht,ah ego ah pushtet i paras ah djall i mallkuar sa thell po e zhyt krijesen njerzore drejt ferrit perjeteshem ,o njeri pyete veten shpirtin ten ke deshiron ferrin apo parajsen e perjeteshme dhe asaj sherbej mos u zhgenje,se seten ne tok e ke te shkurter eshte e kufizuar trupi eshte i vdekeshem kurse shpirti i perjeteshem sherbej perjetesis se shpirtit ten mos humb o njeri per pak gje te kesaje bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *