• |
ide | kryesore

Detaje nga krimi i rëndë në Ballsh, burri vret me thikë gruan dhe kunatën

Lajme, Të fundit



Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot pasdite në qytetin e Ballshit. 34-Gazmed Musta ka vrarë me thikë bashkëshoretn e tij 31-vjeçar, Gentiana Caushaj, si dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushaj. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa dyshohet se autori i krimit ishte në gjendje të dehur.

Mësohet se gruaja i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Për këtë arsye ka nisur debati që përfundoi më pas deri në goditje me thikë. Sherri verbal nisi pas një dreke në familje, ku ishte e pranishme edhe kunata 18-vjecare.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kunata vdiq rrugës për në spital. 34-vjeçari Gazmend Musta jetonte në Greqi si emigrant, ndërsa ishte rikthyer së fundi për festa. Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij në flagrancë. Kjo është ngjarja e parë e rëndë për vitin 2019.

©LAPSI.al 


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *