• |
ide | kryesore

Dëshmitë për vrasjen në Ballsh/ Fëmijët bërtisnin: “Çfarë i bëre mamit”

Lajme, Të fundit



Pasi vrau bashkëshorten dhe kunatën e tij në Ballsh, mësohet se Gazmend Musta është larguar së bashku me dy fëmijët. Prej dëshmive të fqinjëve zbulohet se ndërkohë që ai largohej, fëmijët e pyesnin se çfarë i kishte bërë nënës së tyre.

“Ishin familje e rregullt, nuk kemi dëgjuar asgjë për ata, ishin shumë të rregullt, dilnin bashkë. Dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët njërin në krah dhe tjetrin për dore. Fëmijët bërtisnin, çfarë i bërë mamit. Ne nuk i njohim nga afër, por dukeshin sikur shkonin mirë. Nuk kishim dëgjuar konflikte të mëparshme” u shpreh një fqinje.

Një tjetër fqinj deklaroi se çifti kishte jetuar në Greqi për disa vite.
“Gazmendi ishte djalë i mirë. Unë jam vetë në emigracion prej 25 vitesh dhe nuk e di si shkonin, por nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë më parë në Greqi me familjen dhe më pas është kthyer. Kanë dy fëmijë” tha ai.

Gazmend Musta, 34-vjeçar, mësohet se në gjendje të dehur ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren Gentiana Çaushaj dhe motrën e saj, 18-vjeçaren Merisa Çaushaj. Dy viktimat e këtij sulmi kanë ndërruar jetë menjëherë.
Musta i goditi viktimat për shkak se ato kishin planifikuar të shkonin për vizitë te prindërit e tyre. Policia ka mundur të arrestojë në flagrancë autorin e këtij krimi.



3 Comments

  1. Talebanet “qytetare” qe perdhunojne vajzat e tyre te mitura dhe vrasin bashkeshortet dhe pastaj kane fytyren te perbuzin malesoret fisnike si “maloke”. Kjo eshte bote se prapthi shqiptare.

  2. stalin,enver.kristaq eama,spiro koleka,ramizi ka prodhuar vetem monstra e jo patate,grur etj.ata ne qenefin negjmije ngjizen pasardhes si ruqi,rama.balla,majko,milo,braqe,dokle etj.mut popull mut shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *