• |
ide | kryesore

Ariana Grande, ylli i Coachella-s për këtë vit

Paparazzi, Slider


Asaj i është konfirmuar se do të performojë në Coachella dhe do të jetë ylli kryesor tek festivali më i madh muzikor në botë këtë vit. Ariana do të jetë së bashku me Childish Gambino dhe grupin Australian Tame Impala.

Ky lajm është konsideruar dhe komentuar si historike tek mediat e huaja, pasi Ariana Grande është një nga katër këngëtaret që mban titullin ‘headline’ tek Coachella (tre të tjerat janë: Beyonce, Lady Gaga dhe Bjork).
Gjithashtu një ndër arsyet e tjera që pjesëmarrja e Ariana Grande në Coachella është konsideruar historike është për faktin se ajo është artistja më e re femër që e ka nderin të mbajë gjithë peshën e këtij festivali muzikor.

‘Jam e përulur dhe e ngazëllyer’ u shpreh ajo nëpërmjet një postimi në Instagram.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *