• |
ide | kryesore

Agim Krajka: Çfarë historie fshihet pas “Këngës së Gjyshes”

Paparazzi, Slider



Nuk besojmë se ka një shqiptar që nuk ka dëgjuar krijimin brilant të mjeshtrit Agim Krajka “Kënga e Gjyshes”. Ajo që nuk dinim e nuk kishim dëgjuar është historia se si kjo këngë ka zanafillën e saj dhe si është krijuar. Mbrëmjen e djeshme në Soirée të Jonida Shehut, kompozitori rrëfeu historinë personale të kësaj këngë pakohë

“Kënga e Gjyshes… kam pasur një marrëdhënie të veçantë me të. Unë kam pasur 6 motra dhe gjyshja dinte kë të ndante se isha djali i vetëm”, – u shpreh mjeshtri.

“Kur shkruajta këngën, i thashë gjyshes, eja dëgjo. Mora një shilte, vumë radion. Tha ai në radio, tani do dëgjoni një këngë për gjyshen nga Vaçe Zela, e kompozuar nga kompozitori Agim Krajka. Filloi kënga dhe mbaroi. E më thotë gjyshja, dëgjo more bir, një pallat 10 katësh të bëje për mua, nuk do më hynte në punë me këtë nder që më ke bërë. Vetëm dije një gjë, kur të vdes, 10 metra nën dhe të jem, mu drejto për çdo gjë sepse do të jem aty për ty!” “E kam idhullin tim dhe duket se ma pagoi Zoti!”, – ka përfunduar Krajka.

 

 



1 Comment

  1. Kenge e jashtezakonshme..Kryeveper muzikore dhe poetike e kenges shqipetare..Femijet e mi ja dedikuan gjyshes kur ishte shume e semure. Tani kur e degjoj dhe gjyshja(nena ime) nuk eshte me, mallengjehem..Faleminderit Z. Krajka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *