• |
ide | kryesore

Peshkopia mbushet me mbeturina, një banor ther lopën në borë

Lajme, Të fundit



Moti i ftohtë dhe dëbora e rënë me tepri në qarkun e Dibrës ka shkaktuar disa situata kaotike dhe një lloj destabilizimi të gjendjes së zonës.

Në të gjithë lagjet e qytetit të Peshkopisë vihet re një prani e lartë e mbeturinave në rrugë.

Mjetet e pastrimit nuk kanë kryer detyrën e tyre dhe mbeturinat janë përhapur kudo.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dhe në Çidhnës së Njësisë Administrative Arras.

Në pamundësi për ta dërguar lopën drejt thertoreve të qytetit të Lezhës sipas urdhërit të AKU-së, një banor është detyruar ta ther gjallesën në mes të rrugës në dëborë.

Sipas marrëveshjes, ai duhet ta dërgonte lopën në thertore, por për shkak të rrugëve të bllokuara nuk ka mundur ta transportojë. Ai nuk ka pasur as bazë ushqimore dhe është detyruar ta therë në mes të borës.

https://www.youtube.com/watch?v=QynjTyxJrcw



4 Comments

  1. Nuk është shkaku moti i keq, por papërgjegjshmëria e pushtetit vendor që nuk ka hedhur as edhe një grusht kripë në rugët dhe rugicat e qytetit të Peshkopisë.

  2. Ne asnje vend te botes shteti apo pushteti hedh kripe ne te gjithe rruget e qytetit me perjashtim te atyre kryesore, se per rrugicat as qe behet fjale.
    Jane vete benoret te cilet kane per detyre ti pastrojne dhe trajtojne me kripe sipas pjeses qe u takon. Madje nese ndodh ndonje aksident banori qe ka per detyre te kryeje kete sherbim pergjigjet perpara ligjeve perkatese.
    Por ne nje popull dembel dhe parazit dhe me nje proagande plehrash opozitare ky “detyrim ” i kerkohet shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *