• |
ide | kryesore

Kelmendi medalje e artë në Izrael: kampione në 35 sekonda

Sport


35 sekonda i kanë mjaftuar xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi që të vendoste në qafë medaljen e artë dhe të merrte statusin kampiones në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael. Një 2019 që nis në mënyrën e duhur për pejanen, që finalen kundër izraelites Gili Cohen, nuk e diskutoi aspak.

Në kategorinë deri 52 kilogramë, Kelmendi u kualifikua në cerekfinale, duke mposhtur gjeorgjanen Tatiana Levytska-Shukvani. Zvicerania Fabienne Kocher nuk ishte problem për kampionen olimpike të arrinte gjysmfinalen e turneut, ashtu si edhe rumunia Andreea Chitu nuk mundi ta pengonte furinë kosovare të shkonte në finale e të rrëzonte ëndërrat e vendases Cohen në 35 sekonda.

Medalja e artë e fituar nga Vajza e Artë e Kosovës do ta ndihmojë atë të lëvizë shpejt në renditje duke përmirësuar vendin e 15 aktual, ndërsa do të tentojë të rifitojë titullin kampion bote dhe të parin për të nga 2014. Kelmendi deri tani ka fituar 26 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 6 të bronxta. Xhudistja është sportistja më e suksesshme në Kosovë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *