• |
ide | kryesore

Grindjet politike të eritreanëve zhvendosen në Tel Aviv, 100 të plagosur

Lajme, Planet



Të paktën 100 persona mbetën të plagosur nga përleshjet e dhunshme në Tel Aviv mes mbështetësve të qeverisë së Eritresë dhe kundërshtarëve të presidentit Isaias Afëerki. Policia izraelite përdori gazin lotsjellës dhe bombat zhurmuese për të shpërndarë turmat e inatosura me njëra-tjetrën, pjesëtarët e të cilave hidhnin gur pa pushim.

Dëme të mëdha u regjistruan në disa lokale, teksa protestuesit iu vunë flakën dhe kazanëve të mbeturinave. Qeveria izraelite i dënoi ashpër këto akte dhunë dhe deklaroi se për shkak të tyre 30 efektivë policie mbetën të lënduar.

Incidentet shpërthyen pranë ambasadës së Eritreas, e cila kishte organizuar një pritje për të shënuar ditën e Revolucionit, e cila përkujton nisjen e Luftës së Eritreas për Pavarësi në 1961 kundër Etiopisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *