• |
ide | kryesore

Manovra në listën e LSI-së/ Vangjel Tavo ‘ngatërron’ emrin e babait dhe mbetet deputet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ndonëse ka firmosur dorëheqjen nga mandati, mbetet sërish deputet. Tavo ka ngatërruar emrin e babait, ndërsa akuzon Kuvendin për papërgjegjshmëri. Ai shprehet se është një lapsus pasi i ati emrin e ka Harallamb, por në pasaportë e ka të shkruar Llambi. Në shpejtësi e sipër, Tavo thotë se e ka shkruar emrin e të atit, siç ata e thërrasin.

Ai ka akuzuar Komisionin e mandateve për mungesë serioziteti, pasi sipas tij, mos-thirrja e të gjithë personave të nënshkruar për të deklaruar personalisht, është shkelje. Tavo thotë se mundet që dikush edhe të kishte firmosur në emër të tjerët kujt.

“Gabimi im, babai im e ka emrin Harallamb, po në pasaportë e ka të shkruar Llambi. Gabim shpejtësie nga unë, por edhe papërgjegjshmëri nga Kuvendi. Kam qenë anëtar i komisionit të mandateve dhe i shqyrtonim emrat dhe të dhënat personale deri në detaje përpara se të konfirmonim mandatin, ose lënien e mandatit. Komisioni i mandateve duhet të kishte thirrur të gjithë deputetët. Po sikur unë të mos e kisha firmosur vetë? I mbetem vendimit të opozitës 100 për qind. Sapo të kthehem do të dorëzoj mandatin. Në fillim të javës tjetër jam në Tiranë”, tha ai.

Ka gjasa që kjo të jetë një manovër e tij për të shpëtuar mandatin pasi ka besuar se vendimi i opozitës ishte një shaka e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Duket e pakuptimtë se si mundet që deputeti të ngatërrojë emrin e babait në një formular kaq shumë të rëndësishëm si ai i djegies së mandatit.



5 Comments

  1. Çdo e keqe e ka një të mirë.
    Sigurisht që veprimi i opozitës për të djegur mandatet e për të ikur nga Kuvendi, nuk është ndonjë gjë e mirë e bërë nga qejfi por nga halli.
    Ama kjo lëvizje solli edhe një gjë shumë të mirë për opozitën.
    Rilindja që erdhi në pushtet me vota të blera nga paratë e drogës e me ndihmën e bandave kriminale, duke dashur të krijojë një “opozitë” fallco, e ndihmoi opozitën e vërtetë institucionaleqë të pastrohej nga disa njerëz pa dinjitet, që shkojnë pas parasë e jo pas parimeve të moralit e kauzave politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *