• |
ide | kryesore

Në kulmin e krizës, vizitë sekrete në Greqi e ministrit të Jashtëm venezuelian

Planet, Të fundit



Mediat greke raportojnë për lëvizjen e ministrit të Jashtëm venezuelian Jorge Arreza me një avion që është ngritur nga Caracas dhe është ulur në Athinë për katër orë në datën 2 mars.

Sipas këtyre raportimeve që referojnë burimet opozitare në Venezuelë, avioni në fjalë është ngritur në fluturim pa planifikim paraprak, në të njëjtën ditë që qeveria e Maduros nxori jashtë vendit një sasi të madhe ari.

Avioni iu refuzua ulja në Portugali dhe në Zvicër, por ju dha drita jeshile në Greqi ku kërkoi të bënte furnizimin me karburant.

Mediat greke shtojnë se ministri Arreaza ka qëndruar katër orë në dhomën VIP të aerportit dhe është takuar me një person të paidentifikuar që dyshohet se mund të jetë ose një zyrtar i ambasadës së Venezuelës në Athinë, ose një zyrtar i qeverisë greke.

Nisur nga lidhjet e vjetra të Syrizas me Maduron dhe më herët me Hugo Chavez, mediat dhe opozita greke kanë nisur të spekullojnë se lëvizja e arit është pjesë e një projekti për të financuar partitë e majta në botë.

Sillet në vëmendje një vizitë e ministrit aktual për Politikat Dixhitale, Nikos Pappas, njeriu më i ngushtë i kryeministrit Tsiras, në Venezuelë në vitin 2013 shoqëruar nga njerëz të specializuar në krjimin e kompanive offshore.

Gjithçka e pasqaruar ndërkohë që është zbardhur se destinacioni i avionit ka qenë Emiratet e Bashkuara Arabe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *