• |
ide | kryesore

‘Regjimi i Ramës ka mbaruar’, Basha flet për një formulë që zgjidh krizën

Lajme, Të fundit



Për Lulzim Bashwn formula që i jep zgjidhje krizës politike në vend është hetimi i dy dosjeve të shumëpërfolura, 339 dhe 184.

Ndërsa iu përgjigj interesit të medias, në përfundim të takimit me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në BE, Christian Danielsson, Basha tha se opozita e bashkuar e konsideron regjimin e Edi Rama të mbaruar, si një kufomë që pret të kallet.

“Do dialogojmë brenda opozitës, hapat e mëtejshëm. Ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar, një kufomë që pret të kallet. Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar,  shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do të ecet dhe opozita e ka për detyrë të konkretizojë këtë rrugë, me vizionin që edhe në Shqipëri të ndërtohen ato praktika ku respektohet dinjiteti, nuk shkelen të drejtat, ku qeveria e parlamenti janë në krah të njerëze, jo kundër njerëzve. Për këtë duhet një reformë e thellë kushtetuese, një reformë e re elektorale por mbi të gjitha duhet vullneti politik. Hetim i plotë i dosjes 339 dhe 184, dhe çuarja para përgjegjësisë e politikanëve që kanë vjedhur votat, janë po aq të rëndësishme se sa ndryshime në ligj që shkruhen e nuk zbatohen” – tha Basha, i cili shtoi se Shqipëria nuk mund të shkojë në Europë si Venezuela.

“Donikaprelizimi i drejtësisë e ka shndërruar atë në bisht dhelpre për Edi Ramën. Ndaj është e rëndësishme zbardhja e plotë e dy dosjeve hetimore, këto dy dosje vërtetojnë se jemi autokraci, me një parlament të zgjedhur nga krimi dhe një kryeministër që është vegël e krimit të organizuar. Kështu nuk shkohet në BE, këtë e di unë, cdo qytetar, jam i bindur se këtë e di cdo europian.

Shqipëria s’mund të shkojë në Europë si Venezuela. Beteja jonë është një betejë për një Shqipëri Europiane, dhe aleat më të mirë nuk ka se PD e aleatët e saj dhe qytetarët e bashkuar me të cilët do të vijojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë” – theksoi Basha.



10 Comments

  1. ME KETE TEORI ECEN TI O IDIOT ? PSE KUJTON SE NJEREZIT JANE ME TY PER KOLLTUKUN TEND? JO O KAR JO NUK JANE DOSJET 339 DHE 184 QE I JAPIN ZGJIDHJE KRIZES POR NDRYSHIMET LIGJORE NE SISTEMIN ZGJEDHOR DHE NE SISTEMIN KUSHTETUES . PO VAJTE ME KETE MENDJE AS PER 1000 VJET NUK VJEN NE PUSHTET . AJO GOCA E RAMAZONIT KERKONTE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME , TI DOSJET 184 DHE 339 ., ME PAK FJALE JU NUK KERKONI NDRYSHIME POR KOLLTUK . PO VEPROVE KESHTU NJE GJE E KE TE SIGURT QE ME 1000% PD-ja SHKRIHET SI PARTI . THIRRINI MENJES , NE QE JEMI PRO JUSH NUK JU VOTOJME PO NUK BETE NDRYSHIME RRENJESORE .

  2. Sa here qe shoh portretit Lul mjekerbythes aq me teper me perforcohet bindja se Perendija ketij bythen ja ka vene ne goje.

  3. Filluan 300paemrat e rames me mjaulli se basha nuk ka fytyr per km kurse rama po se ca shokve ja marr grat dhe i Ben bizesmen e cave ja jep dhe i Ben ministra po ketyre që i bien tastjerave cfar i jep e cfar i merr kete spo e kuptoj

  4. I paemer 13:53
    me ke keqkuptuar une i bi bythes, madje edhe ti je i mirpritur me qene se qenke spcialist fhithjesh.

  5. Njeriu qe nuk mund te flase per vjedhjen e votes eshte pikerisht ky lulu,ky loqe qe asnjehere nuk u poq,ky lulu bashke me salihun dhe Arben Ristanin bene vjedhjen me spektakolare te zgjedhjeve live neper tv shqiptare nen bekimin e ambs amerikan arvizu dhe u kryebashkiak me vota te vjedhura,dhe me vone po me vota te vjedhura me bekim te salihut dhe jemin gjanes u be kryetar I pd,me shume goje per te folur per votat kane stalini ziguri fax xixa kari kristi byroisti

  6. Degjojeni kete njeri grotesk e pa asnje ide e pa asnje strategji konkrete. Shifeni ca thot:

    “shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do të ecet dhe opozita e ka për detyrë të konkretizojë këtë rrugë” – cilet shqiptare mor zotni? Si e percaktuan rrugen shqiptaret, bere ndonje referendum/sondazh/anketim? apo shqiptar quhesh vetem Ti me Monen, Dash rakin, Arben rakin, Thuthuqin, Duken e krimit, Like floririn, Dule grekun e Idriz camin.

    ” Hetim i plotë i dosjes 339 dhe 184, dhe çuarja para përgjegjësisë e politikanëve që kanë vjedhur votat, janë po aq të rëndësishme se sa ndryshime në ligj që shkruhen e nuk zbatohen” – shum dakort, po a je gati qe te behet hetimi per ato procese qe ke mbyllur me procedur. po per 97, 98, 21 janar, gerdec, CEZ, rruga kombit, shtepia verdh etj etj a je gati?

    “Donikaprelizimi i drejtësisë e ka shndërruar atë në bisht dhelpre për Edi Ramën.” – pse sthe nje fjal per Adriatik Dhallen qe u bet kamikaz per ta mbrojtur, ishit gati te digjnit Shqiperin per te mbrojt Dhallen. Ku eshte Dalla tani?

    “Beteja jonë është një betejë për një Shqipëri Europiane, dhe aleat më të mirë nuk ka se PD e aleatët e saj ” – po i permend prap aleatet e PD qe deri dje i peshtynit: Like floriri, Mona plagjatura, Dash rakia, Nrad filozofi, Medi gerdeci, Dule greku dhe Idriz cami.

    konluzionet nxirrini vet. ESHTE PERSONAZHI ME QESHARAK I POLITIKES SHQIPTARE (PAS MONES E NARD NDOKES).

  7. Po ju keni gati 6 muaj qe thoni se Rama ka marre fund, ka rene, eshte kufome e pakallur dhe ai po aty eshte dhe as qe ir rruan bolet per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *