• |
ide | kryesore

Mblidhet KQZ, marrin mandatet 6 deputetët e rinj të PD dhe LSI (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të zëvendësuar mandatet e deputetëve të opozitës.

Në Tiranë, Majlinda Halili merr mandatin e deputetes së PD-së, duke zëvendësuar Gent Strazimirin.

Në Durrës, Edlira Hyseni merr mandatin e deputetes së LSI-së, duke zëvendësuar ish-deputeten Nora Malaj.

Në Korçë, Ligoraq Karamelos i jepet mandati i deputetit të PD-së, duke marrë në këtë mënyrë mandatin e Klevis Balliu.

Elda Hotit i jepet mandati i deputetes së LSI-së, duke zëvendësuar ish-deputeten Viktore Tushaj në Lezhë.

Në Berat, Lefter Maliqit i jepet mandati i deputetit të PD-së, duke zëvendësuar Astrit Veliaj në Berat.

Në Gjirokastër, Ediola Brahës i jepet mandati i deputetës së LSI-së, duke zëvendësuar Vangjel Tavon.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *