• |
ide | kryesore

Qeveria kërkon të kufizojë aksesin në internet, protesta të mëdha në Rusi

Planet



Në Rusi, mijëra qytetarë janë derdhur rrugëve në protestë kundër planeve të qeverisë për kufizime në përdorimin e internetit.

Një protestë e madhe u mbajt në Moskë, por edhe në dy qytete të tjera të Rusisë, pasi Parlamenti miratoi projektligjin kontrovers.

Qeveria pretendon se nisma, e cila lejon izolimin e shërbimit rus të internetit nga pjesa tjetër e botës, do të përmirësojë sigurinë kibernetike.

Aktivistët, e shohin thjesht si përpjekjen e radhës për të forcuar censurën e për t`i zënë frymën disidentëve.

“Ne jemi këtu sepse anonimati po zhduket në Rusi. Autoritetet aprovojnë ligje që I fusin njerëzit në burg pa arsye, bllokojnë përmbajtjen e internetit dhe qasjen ndaj informacionit”, shprehet Nikita Ushakov, studente.

“Epo të duhet errësirë për të vjedhur e vrarë, apo jo? Se për gjëra të tjera është drita, dhe në ditët tona, drita është interneti”, tha Viktor Tinovitsky, inxhinier.

“Duart larg nga internet” dhe “jo izolimit” ishin disa prej sloganëve të përsëritur nga protestuesit në tubim. Sipas opozitës, pati disa të arrestuar, por policia ruse nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

Një votim i dytë mbi projektligjin pritet më vonë gjatë muajit, dhe nëse ai kalon në Parlament, në fund nuk i nevojitet veçse firma e presidentit Vladimir Putin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *