• |
ide | kryesore

Kapet në New Jork sasia më e madhe e kokainës prej 25 vitesh

Planet



Kapen rreth 1.45 tonë kokainë nga autoritetet portuare të Nju Jorkut, një sasi rekord prej 25 vitesh.

Kjo sasi, me një vlerë prej 77 milionë dollarësh, u zbulua më 28 shkurt, e depozituar nëpër pako brenda një kontenieri në portin e Nju-Jorkut.

“Sipas hetuesve, trafikantët kanë hapur me forcë kontenierin duke fshehur lëndën narkotike në një ngarkesë të autorizuar, që ishte nisur nga porti kolumbian i Buenaventuras”, njoftoi një burim pranë kësaj dosje.

“Kjo është kapja më e madhe e kokainës e bërë në portin e Nju Jorkut që prej vitit 1994, kur u kapën 2,7 tonë pluhur i bardhë”, deklaroi DEA, agjencia amerikane e luftës kundër lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *