• |
ide | kryesore

(FOTO) Aksidenti me vdekje në Shkodër, 22-vjeçarja shtatzënë në gjendje të rëndë në operacion

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi sot në rrugën Shkodër-Koplik në afërsi të fshatit Shtoj ku ka mbetur e vdekur një grua 58-vjeçare dhe është në gjendje të rëndë një grua shtatzënë.

Ato po ecnin anës rrugës kur u përplasur nga një makinë Volsëagen Sharan.

Deri tani bëhet me dije se Hasije Bajrakurti 58 vjeç ka ndërruar jetë në spital kurse e reja E.B 22 vjeç është shtatzënë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burimet thonë se ajo po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi është shtatzënë dhe ka komplikacione. Drejtuesi i mjetit S.B është shoqëruar në polici ku do të japë deklaratat e tij për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *