• |
ide | kryesore

Në pritje të një fëmije, reagon Lady Gaga

Arkiva



Lady Gaga ka reaguar për thashethemet se është në pritje të një fëmije.

Ajo ka qeshur me të madhe me lajmet e fundit, ndërsa ka hedhur poshtë gjithçka duke thënë se është në pritje të ëmbël të albumit më të ri.

“Thashethemet se jam shtatzënë? Po,  jam shtatzënë me # LG6”, u shpreh ajo duke iu referuar albumit të gjashtë mbi të cilin po punon.

Fansat e kanë përdorur situatën për të krijuar disa meme fantastike me eko shtatzënie apo batuta të tipit: “Shpresoj të të plasin ujërat!”

Gaga po rritet shumë profesionalisht pas duetit Shallow në Academy Awards me bashkëpunëtorin dhe regjisorin e filmit “A Star Is Born”, Bradley Cooper.

Çifti janë përfolur edhe për lidhje romantike pasi Lady Gaga i dha fund fejesës me Christian Carino-n, duke u referuar te marrëdhënia e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin dhe kimia e tyre.

Albumi i fundit i këngëtares Gaga ishte Joanne, i cili doli më 21 tetor 2016, duke nxjerrë hite të paharrueshme si Perfect Illusion, Million Reasons dhe Joanne.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *