• |
ide | kryesore

Vrasja e Kurtit, merren në pyetje familjarët e viktimës së sherrit të fundit

Lajme, Të fundit



Pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit, mbrëmjen e djeshme në hyrje të pallatit të tij në Tiranë, Policia ka marrë në pyetje të gjithë ata persona që kanë konflikte me viktimën.

Ndër ta të dyshuar kryesorë që janë pyetur, janë familjarët e Agim Arapit, pronarit të një picerie në Durrës, 60 vjeç, që u vdiq i rrahur për vdekje nga Kurti dhe nga dy vëllezër me mbiemrin Ekonomi, po ashtu familjarë të Jurgen Kurtit.

Jurgen Kurti i shpëtoi dënimit me burg, sepse për vdekjen e Arapit u akuzuan dy vëllezërit Ekonomi, po njesoj si i shpëtoi drejtësisë edhe në vdekjen e babait të tij me thikë, gjatë një sherri në familjen e tyre vite më parë, në 2016. Vrasjen e mori përsipër daja i Kurtit, që kishte ardhur në shtëpi të mbronte të motrën dhe djalin e saj nga i shoqi i dhunshëm.

Lidhur me viktimën e dytë, ku përsëri protagonist në sherr ishte Jurgen Kurti, bashkëshortja e Agimit Arapit deklaroi pas vrasjes se molla e sherrit që çoi në vdekjen e të shoqit ishte Jurgen Kurti. Ajo tregoi se i shoqi i kërkoi Kurtit, qeranë e tubit të aspirimit dhe ishte pikërisht ai që acaroi situatën.

Por, më pas, dy vëllezërit Ekonomi kishin shkuar ën dyqanin e tyre, kishin mbyllur qepenin dhe e kishin masakruar Agimin, ka rrëfyer atëhërë ajo.Gjithçka ishte filmuar nga kamerat e sigurisë, ku Kurti, viktima e sotme, dukej që i thyente hundën me sende të forta Arapit.

Vjollca Arapi i kishte bërë thirrje drejtësisë për burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin u shpreh se ishte përgjegjës. Pas asaj vrasjeje, Jurgen Kurti u shoqërua nga Policia por sërish më pas u la i lirë dhe u arrestuan dy të akuzuarit e tjerë, Kujtim Ekonomi dhe Konstandin Ekonomi.



7 Comments

  1. ASHIQARE SHTETI KRIMINEL. PO KUR E NXORREN TE PAFAJSHEM PER ATE VRASJE ATEHER PSE DUHET TE MERREN DJEMT NE PYETJE O JU QIFSHA SHTETIN.

  2. Mos të lodhen shumë portalet me “gjet vrasësin” Vrasësi dihet :janë 2! 1-drejtesia e këtij palo vendi! 2-vetë viktima është “vrasësi” i tij! Ju, portalet, shkruanit për të kur bashkë vrau të atin se Jurgeni bonte jetë superluksoze. Epo harronit që atëherë ish vetëm , 23 vjeç! Pse nuk pyeti kush me çfarë i siguronte të ardhurat??? Nëse kish kaq biznese a U mor ndonjëherë shteti për të parë se sa paguante ky 23-vjeçari?? Më vjen shumë keq se ishte shumë i ri për tu ndarë nga jeta por siç thotë populli :ai stan këtë bulmet ka!

  3. Sa ju paska pezmatu,vrasja e ketij krimineli?Mediat ne pergjithesi,ndersa Lapsi,ne menyre te vecante,,sikunder dhe e shikoni,vetem sot,po jep mbi pese njoftime,rreth vrasjes se tij.besoj se edhe vete policia,qe e perdorte si krah te djathte,nuk eshte kaq e interesuar.Cili,na qenka shkelur ne kallo?

  4. Sa ju paska pezmatu,vrasja e ketij krimineli?Mediat ne pergjithesi,ndersa Lapsi,ne menyre te vecante,,sikunder dhe e shikoni,vetem sot,po jep mbi pese njoftime,rreth vrasjes se tij.besoj se edhe vete policia,qe e perdorte si krah te djathte,nuk eshte kaq e interesuar.Cili,na qenka shkelur ne kallo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *