• |
ide | kryesore

Sulmohet me bojë tek dera e shtëpisë deputeti i ri i LSI-së

Të fundit



Deputeti i ri i LSI-së, që pritet të betohet sot në Kuvend, raportohet se është sulmuar me bojë sapo ka dalë nga dera e banesës së tij.

Sipas të dhënave të para, Ralf Gjoni, sapo kishte dalë nga banesa për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën në të cilën ai bashkë me dy deputetët e tjerë të LSI që dje morën mandatin në KQZ do të bëjnë betimin, kur u godit me bojë.

Një  djalë i ri po e priste tek dalja e pallatit. Pak pas daljes, djali është çuar në këmbë duke i hedhur bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.

Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është perdorur ndaj Ralf Gjonit, por ky i fundit konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.

Sipas Gjonit, duket që gjithçka ishte e planifikuar, pasi ai ishte duke e pritur sa të dilte. Ai shton se prita dukej qartë që ishte e porositur nga lart.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *