• |
ide | kryesore

Opozita sot sërish para Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë

Lajme, Të fundit



Punimet  Kuvendit këtë të enjte do të shoqërohen sërish me protesta opozitare.

Seanca e Parlamentit do të nisë në orën 10.00, ku pritet të betohen sërish disa deputetë të rinj që marrin mandatet e lëna nga opozita.

Paralelisht me seancën, opozita do të protestojë jashtë godinës së Kuvendit.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për protestën e sotme. Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës që iu është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Policia ka kaluar në gatishmëri dhe ka bllokuar disa rrugë që të çojnë tek kjo godinë.



1 Comment

  1. ca pritet te ndodh, ajo qe ka ndodh edhe ditet e tjera. do ushtrojn dhun e do kercenojn policin, do futen nja 10 veta mren dhe pastaj do ta shtyn per nje dite tjeter largimin e Rames. dhe vazhdon thiatro..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *