• |
ide | kryesore

Kapet sasi rekord droge në Ukrainë, 4 të arrestuar për 700 kg heroinë

Planet



Në Ukrainë policia sekuestroi në dy operacione një sasi rekord heroine prej 700 kilogramësh.

Sipas llogaritjeve, nëse kjo sasi droge hidhej në treg, do të shkonte në 60 milionë dollarë vlerë.

Droga gjet në pjesën veriore dhe atë perëndimore të territorit të Ukrainës.

Kreu i Policisë në Ukrainë Serhiy Knyazev tha se policia realizoi me sukses dy operacione dhe kapi sasinë rekord të drogës. “Nuk di rast të ngjashëm që të kemi kapur kaq shumë heroinë”, tha ai.

Knyazev nënvizoi se 600 kg drogë janë kapur në një vend dhe 100 të tjera në vend tjetër, kurse u sekuestrua edhe një makinë luksoze. Operacioni përfundoi me arrestimin e katër personave, 1 nga Moldavia, 1 nga Turqia dhe 2 nga Maqedonia e Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *