• |
ide | kryesore

Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policët tek hyrja e pedonales

Lajme, Të fundit



Grumbullimi i protestuesve të parë është shoqëruar me tension. Ata janë përplasur me policinë pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku është krijuar kordoni i policisë.

Banorët e Astirit kanë dashur të kalojnë përmes kordonit për të shkuar drejt hyrjes së pdonales, me qëllim ndalimin e futjes së dpeutetëve në Kuvend por forcat e policisë nuk i kanë lejuar, duke krijuar kështu tension mes tyre.

I pranishëm është edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili tha:

“Keta police po mundohen qe te krijojne nje hapesire per te shoqeruar njerez ne polici, ndaj dhe po krijone perplasje, me urdher nga Rama.” 

Pas tensioneve me forcat e rendit, protestuesit janë larguar nga hyrja e Ministrisë së Brendshme dhe janë drejtuar para godinës së Parlamentit, aty ku është mbledhur dhe pjesa tjetër e tubuesve.

©Lapsi.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *