• |
ide | kryesore

Greqia vendos veton për negociatat e Shqipërisë me BE-në?

Lajme



Mediat greke zbulojnë të tjera detaje rreth telefonatës së beftë mes kryeministrit Alexis Tsipras dhe Edi Ramës. Sipas raportimeve mësohet se kryeministri grek ka kërcënuar Edi Ramën me vendosje të vetos për çështjen e hapjes së negociatave në rast se do të preken në mënyrë arbitrare pronat e në bregdet, prona që pala greke pretendon se në një pjesë të konsiderueshme ato i përkasin minoritetit grek.

Bëhet fjalë për në Himarë. Nuk dihet me saktësi se kush e ka kërkuar komunikimin telefonik, Edi Rama apo Alexis Tsipras. Raportimet për këtë detaj deri më tani janë kontradiktore. Disa media thonë se ishte Tsirpas ai që telefonoi homologun shqiptar, ndërsa media të tjera thonë të kundërtën.

“Molla e sherrit” mes Tiranës dhe Athinës kësaj radhe është VKM-ja 708, sipas së cilës pronat në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë do të regjistrohen dhe kalojnë në përgjegjësi të shtetit.

Pak ditë më parë mediat greke raportuan sërish për këtë cështje, duke thënë se pala shqiptare ishte tërhequr, pasi kjo VKM ishte fshirë nga Fletorja Zyrtare. Për momentin ka ende shumë paqartësi rreth qëndrimit të qeverisë shqiptare. Edhe për bisedën mes dy kryeministrave nuk ka një komunikatë nga Kryeministria.

Shqipëria vazhdon të ketë ende disa çështje pezull me palën greke, ku më e rëndësishmja është dosja për kufirin detar. Atëherë kur u duk se finalizimi i marrëveshjes ishte më afër se kurrë, gjërat u përkeqësuan nga ngjarja në Dropull, ku mbeti i vrarë ekstremisti Kostandin Kacifas.

Kryeministri grek Tsipras e ka shtyrë dy herë vizitën e tij zyrtare në Tiranë. Fillimisht ishte programuar që vizita të zhvillohej në korrik 2018, më pas u fol për fundin e atij viti. Por nuk ndodhi dhe ende nuk dihet se kur do të ndodhë. Gjasat janë që deri në gjysmën e parë të këtij viti të mos ketë takim mes dy kryeministrave. Të dy vendet janë në prag fushatash elektorale për zgjedhjet, parlamentare në Greqi dhe lokale në Shqipëri.

©LAPSI.al 



5 Comments

  1. Prona e ligjeshme,asht e pa negocueshme.
    Ne se prona tjetersohet,pronari i ligjshem ka te drejten universale te kerkoje drejtesi ne te gjitha shkallet e gjygjesorit.Kjo,ne se pronari nuk bjen dakort te demshperblehet.
    Ketu, ne kete gjiriz ku jetojme,shteti ban c’ti doje qejfi.
    Ato prona,pavaresisht se jane grek ose serb,i takojne pronareve te ligjshem.
    Shqiptaret kane blere shtepia me toke perreth me Greqi dhe ne Serbi.A mos duhet edhe qeveria greke e Serbe tu’a marre ato!?

  2. Cudi nuk eshte, keta moterqira skan qen ndonjeher dashamires ndaj shqiptareve dhe Shqiperise. Keta fisqira kan ber cdo gje kunder Shqiperise dhe kan ber cdo gje per te mbajtur nje nacionalizem deri ne fashizem kunder te gjith popujve te tjere qe i rrethojn.

  3. Di njeri gje mo ku humbi ju VKM-ja Shqiptare nr 708 ???
    Di njeri gje mo çu be me ato Tokat e Himares ???
    SKENA: VKM-të e RILINDJES GREKOFONE
    PRAPASKENA: TSIPRASI & RAMA
    SKENA & PRAPASKENA !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *