• |
ide | kryesore

Dyshime për tritol/ Gjykata në Vlorë e rrethuar, çfarë thotë policia

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka njoftuar me një deklaratë se Gjykata në Vlorë është rrethuar pasi përballë saj, në derën e një zyre ligjore është gjetur një pako, brenda së cilës dyshohet se ka eksploziv.

Policia njofton se janë në pritje të ardhjes së forcave të posaçme xheniere në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.” – thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. varet ca ka pasur sot gjykata, short, noi dokument qe do zhduket, seance qe sduhet bere apo thjesht nje karamele per noi gjyqtar? 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *