• |
ide | kryesore

Ditë e Hapur në Universitetin Katolik ZKM

Lajme, Të fundit



13 Prilli do të jetë një ditë e veçantë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Maturantët nga e gjithë Shqipëria do të marrin pjesë në Ditën e Hapur 2019.

Të gjithë ju, kandidatë për në universitet keni mundësinë të vizitoni kampusin, laboratorët, klinikat, auditorët, bibliotekën dhe ambientet e tjera me interes të UKZKM.

Do të merrni informacion të detajuar mbi programet e studimit, kohëzgjatjen e tyre, kriteret e pranimit në degët: Arkitekturë, Farmaci, Ekonomi, Mjekësi, Odontoiatri dhe Protezë Dentare, Fizioterapi, Infermieri.

Kampusi universitar do të qëndrojë i hapur nga ora 09.00 – 14.00 për ju, shokët dhe prindërit tuaj. Ndaj planifikoni ta kaloni paraditen në kampus. Ju përgatisni pyetjet, ndërsa ne do t’ju pajisim me laps e bllok për të mbajtur shënime! Sinoptikanët kanë parashikuar mot me rreshje, ndaj ju rekomandojmë të merrni çadër, për të tjerat mendojmë ne.

Ejani në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për të ndërtuar të ardhmen tuaj europiane!

Mirë u takofshim të shtunën në Open Day!

(Artikull Promocional)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *