• |
ide | kryesore

Basha në protestë: Muzgu i zi ra për Ramën, lumi i sovranit e ka rrethuar

Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës tha se për kryeministrin Rama ka rënë muzgu i zi.

“Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte. Ja ku jeni, ja ku jemi më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit.

Bashkë me këtë vërshim të paparë dhe padëgjuar për Tiranën dhe bulevardin, me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh, burrash dhe grash fisnikë. Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit, të padrejtësive dhe krimeve më të përbindshme.

Një njeri që hyn në histori si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi ruspat për të prishur shtëpitë dhe për tu pasuruar.

Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim. Populli është i vendosur, Shqipëria është e bashkuar. Kjo është Shqipëria e burrave dhe grave, e gegëve dhe toskëve, e të djathtës dhe të majtës që i thotë ndal shporës së Ramës dhe bandës së tij”, tha Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *